Futboll

Vdes ish-ylli i Barcelonës pas një sulmi në zemër teksa po ecte në rrugë

Enrique Castro Quini ka vdekur të martën mbrëma pas një sulmi në zemër që e kishte pësuar teksa po ecte në rrugë pranë shtëpisë së vet.
Ish-sulmuesi i ka luajtur 381 ndeshje dhe i ka shënuar 214 gola për Sporting Gijonin, para se të transferohej në Barcelonë ku i kaloi katër vite, transmeton Express.

Ai realizoi 54 gola në total në 100 ndeshje për Barçën, para se të rikthehej për t’i shënuar edhe 17 gola tjerë në 62 ndeshje në klubin ku u bë ikonë.

Mediat spanjoll raportojnë se doktorët kishin tentuar ta kthenin në jetë atë në ambulancë, por nuk kanë qenë të suksesshëm.

Related posts

“GATI PËR TË FITUAR DERBIN E KRYEQYTETIT”/ Sulmuesi Solomon: Ndaj Skënderbeut ishte e vështirë të luaje futboll

Delo.autor

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Mesfushori Hyseni: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Delo.autor

SONTE SUPERSFIDA/ Skënderbeu-Partizani ngre siparin e sezonit të ri në SUPERIORE

Sadik.Autor

Leave a Comment