Futboll Premier League Sport

BËN PARASHIKIMINE BUJSHËM/ Legjenda Ferdinand: Ja kush do ta fitojë Premier League sezonin e ardhshëm

Chelsea është në finalen e Champions League.

Fitorja kundër Real Madrid në gjysmëfinale ka ndezur entuziazmin e londinezëve dhe ka frikësuar pak super fuqitë e tjera të futbollit anglez.

Ky është mendimi i Rio Ferdinand, ish-mbrojtës i Manchester United dhe i Anglisë.

“A i keni parë statistikat e Chelsea-t pas ardhjes së Tuchel?”, ka thënë Ferdinan në kanalin e tij në Youtube.

“Askush nuk ka bërë më mirë se blutë qëkur ka ardhur trajneri i ri. Mendoj se do të fitojnë Premier League sezonin e ardhshëm. Nga momenti që ka ardhur Tuchel, ata kryesojnë në çdo kategori: gola të pësuar, raste të krijuara”, ka shtuar Ferdinand.

“Besoj se Tuchel meriton vetëm duartrokitje për punën që ka bërë. Është e pabesueshme”.

Related posts

KUQEBLUTË “THYEJNË” LAÇIN/ Vllaznia entuziasmon “Loro Boriçin”

F.autor

Milan-Napoli u mbyll me sherrin Biglia-Sarri

Sadik.Autor

E konfirmon klubi/ Interi transferon këtë sulmues, zbulohet kur mbërrin në Milano

Q.Autor

Leave a Comment