Futboll Sport

ROMA-MANCHESTER UNITED/ Fonseka kërkon mrekullinë, Solskjaer me artileri të rëndë. Ja formacionet e mundshme…

Mbrëmjen e sotme do të luhet sfida Roma-Mançester Junajtid, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Europës.

Italianët vijnë pas humbje së thellë 6-2 në ndeshjen e parë teksa shanset për kryeqytetasit që të tentojnë mrekullinë janë pothuajse zero në këtë ndeshje.

Trajneri Fonseka do të provojë gjithçka sepse nuk ka çfarë humbet, duke rreshtuar në sulm Mikitarian, Dzeko dhe Majoral. Ndërsa në krahun tjetër Solskjaer në konferencë për media u shpreh se “Romës nuk i zihet besë” duke mbajtur ekipin e tij me këmbë në tokë.

Tekniku norvegjez do të kërkojë të mbyllë llogaritë sa më parë duke rreshtuar në sulm Rashford, Fernandes, Pogba, Grinud.

Roma: Mirante; Mançini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Pelegrini, Kristante, Bruno Peres, Mikitarian, Majoral, Dzeko

Mançester Junajtid: De Gea, Van-Bisaka, Baili, Meguajer, Shau, Matiç, Fred; Rashford, Bruno Fernandes, Pogba, Grinud

Related posts

20 lojtarët që kanë shitur më shumë fanella në Premier League

Q.Autor

700 milionë të tjera për blerje në verë, ja objektivat e Guardiolës

Sadik.Autor

‘Der Spiegel’: Real Madridi ofroi 250 milionë euro për MESSIN në vitin 2013 (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment