Futboll Sport

ARSENAL-VILLARREAL/ Të dy ekipet do të “luftojnë” deri në fund për një vend në finale (FORMACIONET ZYRTARE)

Arsenali dhe Villarreali zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Evropës në Emirates Stadium.

Takimi i parë i zhvilluar në Estadio de la Ceramica përfundoi me fitoren e Nëndetëses së Verdhë me rezultat 2-1.

Prandaj, Topçinjtë duhet ta përmbysin rezultatin në Londër, pasi që duhet të fitojnë me rezultat 1-0 ose me fitore të tjera me më shumë se dy gola epërsi (3-1, 4-2…).

Villarreali kualifikohet, me barazim apo çfarëdo fitore, si edhe me humbje me diferencë prej një goli me kusht që të ketë shënuar më shumë se dy gola (3-2, 4-3…). Rezultati 2-1 e dërgon ndeshjen në vazhdime.

Dy trajnerët, Mikel Arteta dhe Unai Emery, i kanë përgatitur formacionet me të cilat do ta nisin ndeshjen.

FORMACIONET ZYRTARE

Arsenal: Leno; Holding, Pablo Marí, Xhaka; Bellerín, Partey, Smith Rowe, Saka; Pépé, Aubameyang, Odegaard

Villarreal: Rulli; Mario, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Chukwueze, Parejo, Coquelin, Trigueros; Alcácer, Gerard Moreno.

Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 26 maj në Stadion Miejski në Gdansk të Polonisë.

Related posts

DO LUAJË NË FINALEN E “SUPER BOWL”/ Ylli i NFL-së merr kërkesën e pazakontë nga… pornostarja (FOTO)

Delo.autor

EURO 2024/ Taylor “djeg” veten pas arbitrimit në Spanjë-Gjermani, ja 3 kandidatët për të gjykuar finalen e madhe

F.autor

Tottenham “ngrin” Real Madrid: Kane nuk largohet!

Q.Autor

Leave a Comment