Futboll Sport

GABIMET E RIVALËVE I AFROJNË TEK TITULLI KAMPION/ Tifozët “bardheblu” nuk i kursejnë thumbimet. Ja çfarë bëjnë… (FOTO)

Prishtina është më afër se kurrë me titullin kampion në Superligën e Kosovës, teksa kryesojnë renditjen me 72 pikë, 3 më shumë se Drita e vendit të dytë dhe 5 më shumë se Ballkani.

Këto dy skuadrat e fundit, bënë hap fals në kampionat në këtë javë, teksa Drita barazoi në derbi me Gjilanin, ndërsa Ballkani u mposht nga Arbëria ditën e sotme. Këto rezultate kanë gëzuar së tepërmi tifozët e Prishtinës, të cilët tashmë e shikojnë skuadrën e tyre shumë afër me titullin kampion, kur duhen edhe pak javë nga përfundimi.

Pikërisht për këtë arsye, tifozët kryeqytetas “Plisat”, nuk i kanën kursyer thumbat për rivalët, teksa kanë shpalosur një banderolë ku shkruhet: “Distancë sociale nga klubet sezonale”.

Related posts

Milionat gati te Kukësi, Gjici ka një tjetër kërkesë

Sadik.Autor

Shqiptarëve i mjafton një barazim, Zvicra kalon në fazën tjetër (VIDEO)

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Pjesa e parë e Brighton-Manchester United mbyllet me dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment