Futboll Premier League Sport

NUK KA FESTË NË “ETIHAD”/ Chelsea mposht me përmbysje Manchester City-n

Chelsea ka fituar 2-1 në Etihad kundër Manchester City-t në javën e 35-të të Premier League.

Qytetarët mund ta kishin siguruar matematikisht titullin me një fitore sot, por do të duhet të presin.

Sterling kaloi në avantazh ekipin e Guardiola-s në minutën e 44-t, por londinezët kanë arritur të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë falë golave të Ziyech (63′) dhe Alonso (92′).

City është ndëshkuar edhe nga gabimi i Aguero-s nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë. Argjentinasi ka dashur të shënojë me një panenka, por tentativa e tij ka dështuar.

Falë kësaj fitoreje, Chelsea është ngjitur në vendin e tretë të renditjes me 64 pikë.

Këto dy skuadra do të përballen përsëri 29 majin e ardhshëm në finalen e Champions League.

Related posts

Messi vrapon më pak në Champions League, i pari një gjerman

Sadik.Autor

Nuk do ta besoni se cili lojtar ka shënuar më tepër tripleta në vitin 2017

Delo.autor

MASAT PREJ COVID-19/ Seria A bëhet gati të boshatisë stadiumet, vendoset të luhet…

Delo.autor

Leave a Comment