Futboll La Liga Sport

LOW, RAUL APO ALLEGRI? Real Madrid merr vendimin, ja trajneri i skuadrës për sezonin e ardhshëm…

Prej kohësh kanë nisur të qarkullojnë lajme mbi një shkarkim të mundshëm të Zinedin Zidan në fund të sezonit, nga drejtimi i Realit të Madridit. Madje këto zëra janë shtuar akoma edhe më shumë pas eliminimit të madrilenëve nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve.

Në media kanë qarkulluar disa emra trajnerësh për të marrë drejtimin e Realit, si Joakim Lëv, Raul Gonzalez, apo së fundmi edhe Masimiliano Alegri. Megjithatë sipas asaj që ka zbuluar “AS” së fundmi, thuhet se drejtuesit e Realit nuk kanë pasur kontakte për stolin me asnjërin prej 3 trajnerëve të përmendur më sipër.

Thuhet se në fund të sezonit Perez do të flasë me Zidanin dhe gjasat janë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe për sezonin tjetër, teksa në merkaton e verës do ketë afrime të rëndësishme në skuadër.

Related posts

Mbape i barazoi rekordin, legjenda Pele e uron në rrjetet sociale

Isa.Autor

ME SYTË NGA FINALJA/ Juve kundër ekspertëve të Sevilla-s, Vlahovic shpresa e Allegri-t

F.autor

Carlos Bacca pritet të kthehet në Milan, pas përfundimit të këtij sezoni

Sadik.Autor

Leave a Comment