Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Atalanta nuk ndalet dhe blindon vendin e dytë me “MANITA”. Cagliari merr 3 pikë të arta

Dominim dhe spektakël. Atalanta ka arritur një fitore (5-1) tepër të rëndësishme ndaj Parma (që matematikisht ka rënë në Serie B) duke vazhduar kështu ecurinë drejt kualifikimit në Champions League.

Me golat e Malinovsky, Pessina, dy herë Muriel dhe Myranchuk,skuadra e Gasperinit ka marrë 3 pikë tepër të rëndësishme duke blinduar vendin e dytë.

Ndeshje totalisht sulmuese e bergamaskëve teksa edhe Berat Djimsiti iu afrua golit personal.

Sukses me shumë rëndësi edhe për Cagliari (3-1) sa i përket mbijetesës. Skuadra sarde ka fituar ndaj rivalit direkt për mbijetesë, Benevento. Vendos goli i Pavolettit.

Related posts

Griezmann i zhgënjyer/ Shpresoja të isha në podium për “Topin e Artë”, sepse kam fituar…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ish-futbollisti i Skënderbeut transferohet te Austria e Vjenës

Delo.autor

U BASHKUA ME TIRANËN NË STËRVITJE/ Flet Uinful Kobina: Duam të zhvillojmë një sezon të…

Delo.autor

Leave a Comment