Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SEZON SPEKTAKOLAR/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare nominohet për çmimin e madh (FOTO)

Myrto Uzuni është padyshim një ndër futbollistët shqiptarë më të mirë të momentit, jo më kot 25-vjeçari është nominuar për çmimin “Lojtari më i mirë i kampionatit”, në Hungari, së bashku me Riç Daniel dhe Janos Hahnn.

Talenti beratas, zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën e Ferencvaroshit në Hungari, duke u shndërruar në një lider te ekipi i tij. Falë edhe kontributit të Uzunit, Ferencvaroshi arriti të fitonte me një diferencë të konsiderushme pikësh kampionatin, si dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë në Ligën e Kampionëve.

Gjasat janë të shumta që Uzuni të fitojë çmimin “Lojtari më i mirë i kampionatit”. Në 33 ndeshjet e zhvilluara në kampionat, talenti shqiptar arriti të realizonte 12 gola.

Related posts

FINAL 4/ Luftë për titull në “Air Albania”, fundjava sjell Vllaznia-Egnatia dhe AF Elbasani – Dinamo City

F.autor

TUDOR “NUK E SHPËTON” VLAHOVIÇ-IN/ Serbi dhe Juventus drejt “divorcit” në fund të sezonit

F.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Arbitra norvegjezë për sfidën Laçi-Universitatea, ja axhenda e ndeshjes…

Delo.autor

Leave a Comment