Futboll Seria A Sport

KUMBULLA TITULLAR/ Roma triumfon me “manita” dhe i jep fund ecurisë së gjatë negative në kampionat

Roma rikthehet tek fitorja pas 4 ndeshjesh duke triumfuar në “Olimpico” me “manita” me rezultatin 5-0 ndaj skuadrës së Krotones.

Skuadra verdhekuqe i ka realizuar të pestë golat në fraksionin e dytë të lojës, me Mikitarjan, një dopietë të Borha Majoral dhe një dopietë të Lorenco Pelegrinit.

Vlen të theksohet se Marash Kumbulla është aktivizuar përgjatë gjithë 90 minutëshit.

Skuadra kryeqytetase me këtë sukses renditet në vendin e 7 në kuotën e 58 pikëve, ndërsa Krotone me Serinë B të siguruar matematikisht klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 18 pikëve.

Related posts

“KAM QENË TIFOZ I INTER”/ Anchelotti rrëfen: Flas me Conten në telefon, Milan më ndryshoi jetën…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid në sulm për Paul Pogba, ideohet shkëmbimi me…

Delo.autor

XHELOZIA BRENDA KLUBIT/ Fanella me numër 21, kthehet në problem tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment