Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ I mjfaftojnë 5 minuta lojë, Abazaj ndëshkon me një “PREDHË” Ankaraspor (VIDO)

Kristal Abazaj u bë protagonist ditën e sotme duke shënuar golin e epërsië për Istanbulspor në sfidën ndaj Ankarasporit të vlefshme për javën e 34-t Ligën e Parë turke.

Në minutën e 5-të të takimit Abazaj shfrytëzoi saktësisht pasimin e shokut të tij Ajçiçek ku me një të djathtë potente nga e djathta e zonës e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Ky ishte goli i 4-ët me fanellën e Istanbulsporit, për futbollistin 24-vjeçar, i cili ka dhënë edhe 5 asist. Kujtojmë se Abazaj luan në një ekip me futbollistët e tjerë shqiptarë, Rroca dhe Ethemi. Ndeshja mes Ankasporit dhe Istanbulsporit përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës së futbollistëve shqiptarë. Golin e dytë e shënoi Ajçiçek në minutën e 63 me penallti.

Related posts

Pas Cristiano Ronaldos, Real Madrid zyrtarizon largimin e radhës (FOTO)

Isa.Autor

KUKËSI-LAÇI/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, mesfushori Musta zhbllokon sfidën ndaj “Verilindorëve” (VIDEO)

Delo.autor

Verrati paralajmëron PSG: Liverpool nuk është si kampionati francez, ata janë më të…

Isa.Autor

Leave a Comment