Futboll Seria A Sport

PAS TAKIMIT ME AGNELLIN MBI SUPER LEAGUE/ Presidenti Gravina: Futbolli nuk mund të bëjë pa Juventus, por…

Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, ka folur për mediat italiane, pas një takimi që kishte me Juventusin. Pak ditë më parë, Gravina tha se Juventusi do të përjashtohet nga kampionati, në rast se nuk tërhiqet nga Super Liga Europiane, ku u bë pjesë bashkë me 12 klube të tjera.

Megjithatë tashmë pas takimit që kishte me numrin 1 të bardhezinjve, Gravina tha se ka dialog për një marrëveshje.

“Sigurisht që e kam dëgjuar Anjelin, për mua është e drejtë që të kërkoj një rrugë dialogu. Unë duhet të ndihmoj konkurrencën, jo ndërmarrjet individuale. Rregullat nuk pyesnin për kushte ekonomike. Futbolli kombëtar dhe ai ndërkombëtar nuk mund të bëjnë pa Juventusi, por rregullat duhet të respektohen.”, tha Gravina.

Related posts

ANALIZA/ Humbje pa tentuar fitoren, MILANI pa personalitet në derbi

Isa.Autor

“Ekspert” i goditjeve të dënimit, ylli shqiptar “lë shenjë” në miqësore me LEVANTEN

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ LUFTËTARIT PA TIFOZË/ Partizani ndien presionin, klubi bën lëvizjen “strategjike”…

Delo.autor

Leave a Comment