Futboll Seria A Sport

PROTAGONIST ME GOL NDAJ TORINOS/ Mesfushori Kessie: Duhet të vazhdojmë kështu deri në fund, kam energji për…

Edhe një herë tjetër Frenk Kesi konfirmohet si një nga mesfushorët më të fortë jo vetëm të Milanit, por në të gjithë kampionatin italian. Afrikani shndërroi në gol një penallti pas asaj të humbur kundër Juventusit duke treguar personalitet. Pas ndeshjes ai analizoi sfidën për mikrofonat e televizionit të klubit duke deklaruar:

“Kundër Torinos ishte një ndeshje edhe më e rëndësishme sesa ajo me Juventusin, por nuk kemi arritur asgjë deri më tani, ndaj ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për qëllimin tonë”. Një koment nga ana e mesfushorit nuk mund të mungonte as në lidhje me momentin e skuadrës dhe të tij personal, pasi duket sikur ka gjithmonë energji, madje edhe për të kompensuar mangësitë e shokëve.

“Ishte e rëndësishme të shënoja penalltinë sepse e gabova një shumë të rëndësishme në takimin tjetër ndaj Juventusit. Sa më përket mua, unë gjithmonë e vë veten në dispozicion të trajnerit dhe bëj çmos për të ndihmuar shokët e ekipit. Ne do të vazhdojmë luftojmë deri në fund për të fituar sa më shumë ndeshje në mënyrë që të arrijmë qëllimin tonë”, përfundoi deklaratën e tij Frenk Kesi.

Related posts

Llogaritë e titullit, ja kur do të shpallet kampion Bayern Munchen

Q.Autor

Ironia, si Kukësi mund të bëjë Skënderbeun të festojë

Sadik.Autor

“LIDHJE E PËRJETSHME ME ZIKALTËRIT”/ Rrëfehet Morati: Shesim emocione, ja kush më bëri të blija Interin

Delo.autor

Leave a Comment