Futboll Seria A Sport

NUK KA ARRITUR TË GJEJË NJË SKUADËR/ Tekniku Mazzarri: Mund të punoj kudo, por vetëm me një kusht

Dhjetë vite më parë, Napoli i tij ka siguruar kualifikimin në Champions League, pasi ka përkedhelur për një kohë të gjatë ëndrrën e titullit.

Ëalter Mazzarri ka qenë një nga trajnerët më të rëndësishëm të futbollit italian në dhjetëvjeçarin e fundit. Megjithatë, pas aventurës me Torino-n, nuk ka arritur të gjejë një skuadër tjetër.

Trajneri ka theksuar ambicien e tij për t’u kthyer në stol në një intervistë të dhënë për L’Equipe:

“Mund të punoj kudo, Itali, Francë, Gjermani, Spanjë. Më duhet vetëm një projekt stimulues që mund të bëhet i imi”, ka thënë Mazzari.

Një nga sulmuesit më në formë në këtë moment është Edinson Cavani, Mazzari e njeh mirë, duke parë se uruguaiani ka shpërthyer nën drejtimin e tij te Napoli:

“Jam me të vërtetë krenar për karrierën e tij. Është një lojtar që më ka dhënë shumë dhe që mendoj se mund të bëjë akoma mirë. Kur ishim te Napoli qëndronim bashkë një orë pas stërvitjeve për të përmirësuar lëvizjet dhe gjërat që duhet të bënte. Përveç aftësive teknike dhe fizike, cilësia e tij më e mirë është ajo e liderit”.

Related posts

ËNDËRR E BËRË REALITET/ Paqueta: Transferimi im tek…

Isa.Autor

E ardhmja e DEMBELE/ BARCELONA ndan mendjen PËRFUNDIMISHT për FRANCEZIN

Isa.Autor

POGBA DEL HAPUR/ Francezi do TRANSFEROHET tek ekipi i zemrës në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment