Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM PA GOLA/ Partizani dhe Tirana ndajnë pikët në “Air Albania”, përfiton Teuta

Partizani dhe Tirana nuk vriten, por me këtë barazim përfitojnë si Teuta, ashtu edhe Vllaznia, duke qenë se sot të dy skuadrat fituan ndeshjet respektive.

Edhe Laçi gëzon pak, pasi nuk mundi dot Skënderbeun duke mos përfituar nga hapi fals i skuadrës së Ilir Dajës.

Në “Air Albania Stadium” fituan protestat dhe pak episode, mes tyre një tranversë e Jasir Asanit që mund të ishte goli i fitores për “Demat e Kuq”.
Ndërkohë, pati dy pretendime për penallti dhe një gol i anuluar për pozicion jashtë loje të Çinarit.

Me këtë barazim, skuadra e Ilir Dajës tashmë është 3 pikë larg Teutës kryesuese dhe skuadra e Edi Martinit, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi ka shansin që ndoshta nëse vazhdon kështu, do t’i mjaftojnë edhe 6 pikë për t’u shpallur kampion.

 

Related posts

I JEP LAMTUMIRËN BARCELONËS/ Ylli Griezmann: Po largohem i trishtuar që nuk… (FOTO)

Delo.autor

SPEKTAKËL NË SAN SIRO/ Dy gola të shpejtë në ndeshjen Inter – Genoa (VIDEO)

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Anglia përmbys Belgjikën, zhgënjen përsëri Holanda

Delo.autor

Leave a Comment