Futboll Seria A Sport

“NIVELI I SKUADRËS SË I LARTË, JO PËR VEND TË PESTË”/ Mbrojtësi De Sciglio: Conte? E kam pasur trajner, e di që…

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Tuttosport”, mbrojtësi i Juventusit, Mattia De Sciglio rrëfeu sezonin zhgënjyes të Juventusit, teka nuk i kurseu meritat për Antonio Conten duke e cilësuar si trajner të zotë.

“Niveli i skuadrës është i lartë, sigurisht jo për vend të pestë. Nga jashtë është e vështirë të kuptohet pse, por ndjenja është se krahasuar me vitet e fundit ka pasur pak mungesë dëshire për të luftuar në të gjitha fushat.

Pas nëntë titujve radhazi në kampionat, pritje të ishte një sezon i vështirë. Të gjitha ciklet përfundojnë dhe Juventusi ishte diçka e jashtëzakonshme. Inter e meritonte kampionatin, ishte më i vazhdueshmi.

Me Konten është normale të fitosh, e kisha trajner në ekipin kombëtar dhe e di se sa i zoti është të mbajë lojtarët në rrugën e duhur”, u shpreh mbrojtësi anësor.

Related posts

“TRANSMARKET” PUBLIKON LISTËN/ Kushton 5.3 milionë euro, shikoni kush është ekipi më i shtrenjtë i Superiores

Delo.autor

“KY ËSHTË NJË MENDIM PERSONAL”/ Luis Figo zbulon emrin: Këtë super lojtar duhet të transferojë Perez…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAUGE/ Ajaxi shënon golin ndaj “Los Blancos”, VAR-i anulon golin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment