Futboll Kategoria Superiore Sport

RASTE DYSHIMI NË PARTIZANI-TIRANA/ Goli i Çinarit pozicion jashtë loje, “bardheblutë” pretendojnë për dy penallti (VIDEO)

Është e rrallë që ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës të kalojnë pa kontestime ose pa episode. Megjithatë, derbi i djeshëm i tillë ishte dhe rastet për kontestime, ishin inekzistente. Edhe pse në përgjithësi një ndeshje tepër korrekte, kishte disa momente ku pati protesta.

Në minutën e 14-të, erdhi momenti i parë disi i kontestuar. Ishte Tirana që kërkoi një penallti për një prekje me dorë të topit nga ana mbrojtësit të Partizanit, Eneo Bitrit. Por, gjyqtari Hamiti ishte aty pranë dhe tha që të vazhdohet loja. Kryesori i sfidës vendosi drejt, pasi nuk ishte penallti.

Në minutën e 32-të, është Çinari ai që gjen rrugën e rrjetës, por anësori Myftari e anulon për pozicion të parregullt. Fillimisht, u duk se sulmuesi i Partizanit ishte në pozicion të rregullt, por pamjet i japin të drejtë anësorit, që e anuloi saktë golin e sulmuesi të kuq.

Tri minuta më vonë, Tirana pretendon sërish për penallti, sërish për një prekje me dorë, por kësaj radhe nga ana e Belicës. Hamiti nuk akordon penallti dhe edhe një herë tjetër, kryesori vendos saktë.

Nëse rezultati 0-0 i derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ishte i tillë, kjo nuk ishte për shkak të arbitrimit, por për shkak të dy skuadrave që nuk rrezikuan.

 

Related posts

PARMA-INTER/ “Zikaltërit” kalojnë në avantazh, shënon Martinez

Delo.autor

EURO 2024/ Nisin përgatitjet anti-Kroaci, Sylvinho ndan grupin në dy pjesë

F.autor

Zidane i bën ‘daljen’ Benzemasë, planifikon ta largojë nga formacioni bazë

Q.Autor

Leave a Comment