Futboll

Këto janë notat e Kombëtarës së Shqipërisë, shkëlqen Strakosha

Shqipëria humbi miqësoren ndaj Norvegjisë, duke u mundur me rezultatin 0-1 në “Elbasan Arena”.

Në një ndeshje të “zezë” të kombëtares është e vështirë të japësh vlerësimet për lojtarët. Një ekip pa dëshirë dhe i shthurur. Skuadra nuk luajti me impenjimin e duhur, në mënyrë që edhe trajneri të shohë dhe të nxjerrë mësimet nga një ndeshje miqësore. Madje edhe trajneri po tregon që nuk po di si t’i marrë maksimumin ekipit. E vetmja gjë pozitive e kësaj ndeshje për ne ishte forma e shkëlqyer e Strakoshës. Tashmë jemi të qetë për shumë vite e kemi siguruar portën. Atë do ta mbrojë një talent i madh!

Strakosha– 7,5- Çfarë portieri kemi! Është vetëm 23 vjeç por ka sigurinë e një portieri veteran. Shpëton portën në 3 raste të pastra për norvegjezët. 3 pritje deçizive. Në një ndeshje të dobët të kombëtares është ai që shkëlqen, më i miri në fushë për ne. Sa i pafat që ka para vetes një mbrojtje që vetëm emrin e kishte të tillë. Por sa me fat ne që kemi një portier si ai.

Mavraj 5,5– Vjen nga një formë e dobët me Hamburgun ku ka humbur edhe vendin e titullarit në disa ndeshje. Kuptohet lehtësisht që nuk gëzon formën e duhur fizike por edhe atë mentale. Mavraj është i lodhur. Nuk ka sigurinë e dikurshme. Shkakton shumë faulle, i ngadaltë në veprime dhe nuk kuptohet mirë me Ajetin në disa raste.

Ajeti 5,5- E fillon shumë mirë ndeshjen. Aktiv në mbrotje dhe mbyll disa herë sulmet e norvegjezëve. Mban ai peshën e mbrojtjes me një Mavraj në hije. Por deri në minutën e 71 kur norvegjezët shënojnë golin shuan gjithçka. I paaftë të markojë një për një autorin e golit për norvegjezët.

Aliji 6– Nje ndeshje jo e keqe për të. Por nuk arrin aspak nivelin e një lojtari si Agolli, të cilin pritet të zëvendësojë në të ardhmen. Në krahun e majtë krijon inkursione të shpejta edhe në sulm dukë dhënë disa krosime por pa rrezikshmëri.

Hysaj 5- Nuk është më ai Hysaj që shkëlqente kur kishim në krye De Biasin. Forma e tij në kombëtare po vjen në rënie. Ende e pashpjegueshme pse… Sot zhvilloi një ndeshje që nuk mund të kujtosh asgjë nga ai. (Bujar Lika-5)-Prurja e re e Panuccit. Pa modesti, një lojtar të një niveli të tillë mund të gjesh fare lehtë edhe në kampionatin shqiptar. Norvegjezët sulmonin pa vështirësi në krahun e tij për aq minuta sa luajti Lika.

Xhaka 4,5- Vazhdon seria e ndeshjeve të tij të dobëta me kombëtare. Agresiv në fushë por shumë i lodhur. Nuk është në gjendje të japë edhe një krosim nga goditja e këndit.

Qaka 5- Një lojtar që të jep përshtypjen që ka teknikë dhe vizion, por akoma pa rezultat. Niveli fizik lë për të dëshiruar.

( 46′ Bare 4,5- Copy-paste i Xhakës. Pritet shumë nga një lojtarë si ai me premisa për të ardhmen. Gabon shumë në pasime. Me Xhakën ngatërrohen shpesh, ndoshta nuk mund të luajnë bashkë

Ramadani 6- I vetmi që luftonte për topin e parë në mesfushë. Rikuperoi disa topa por nuk kishte mbështetjen e duhur si nga mesfushorët e tjerë por edhe nga mbrojtja. Kishte rolin e “Stopperit”, detyrën e tij e realizoi pjesërisht.

Roshi 5- Do të ishte një ndeshje e veçantë për të dhe me një motivim më shumë pasi Panucci i kishte dhënë shiritin e kapitenit. Por asgjë më shumë se kaq, Roshi zëre se nuk luajti fare edhe pse për 45 minuta qëndroi në fushë. (46′ Balaj 5,5- Futet në lojë me dëshirën për të shënuar, por vetëm kaq. Topi ishte shumë larg tij, asnjë top për të.

Grezda 7- I vetmi lojtar në formë në kombëtare. Kërkon të driblojë dhe të kërcënojë portën norvegjezeve. Rrezik i përhershëm për norvegjezët të cilët vetëm me anë të faullave mund ta ndalin. Vlerësimin më të saktë për Grezdën mund ta japësh fare shkurt: Nuk kishte me çfarë të luante, ishte i vetëm.

Sadiku 5- Ai na ka nderuar gjithmonë. Sa keq Sadiku ka kohë që ka humbur formën e tij më të mirë. Asgjë për tu mbajtur mend nga ai nga kjo ndeshje përveç një gjuajtje me kokë që shkoi fare pranë shtyllës. Sadiku rikthehu! (65′ Lila 6- Futet i freskët në fushë dhe i jep freski mefushës. Rrezikon në dy raste portën e norvegjezëve edhe pse nuk është aset i tij te shënojë. Me kaq mbyllet edhe ndeshja për të.

Panucci 4- Këtë ndeshje miqësore e nisi bujshëm akoma pa filluar me afrimet reja në kombëtare por vetëm kaq prej tij. Asgjë e re nga ai në aspektin teknik të lojes. Kombëtarja zhvillon një lojë të vakët, madje as lojë nuk është në gjendje të krijojë, një ekip i lodhur, pa ide dhe dëshirë për të fituar. Edhe pse ishte një ndeshje miqësore, kjo lojë tejet e dobët është e papranueshme. Panucci akoma nuk po krijon identitentin e tij në kombëtare, akoma nuk ka në kokë formacionin e tij bazë, atë që duhet të quhet formacioni “Panucci”. Ndoshta Panucci po kërkon të largojë hijen e De Biasit, por me sa duket ajo po e përndjek..

Related posts

“ME MILAN NË CHAMPIONS DO LUAJA GRATIS”/ Holandezi De Jong: Ndaj Juventus fitojmë…

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Inter arrin marrëveshjen e Giroud, ja sa do të përfitojë

Delo.autor

Zyrtare: Mangala huazohet te Everton

Q.Autor

Leave a Comment