Futboll Premier League Sport

SFIDA FINALE NDAJ LEICESTER PËR KUPËN E ANGLISË/ Trajneri Tuchel: Nuk mund të humbasim për asnjë moment…

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales së Kupës së Anglisë që skuadra e tij do të luajë të shtunën kundër Leicester.

“Jam i lumtur që jam në Wembley”, ka thënë gjermani. “Nuk mund të humbasim për asnjë moment përqendrimin. E kemi bërë në ndeshjen e fundit kundër Arsenal-it dhe jemi ndëshkuar. Duhet të na shërbejë si leksion”.

“Humbja, në disa aspekte, na ka bërë mirë. Tani duhet ta transformojmë zemërimin për rastin e humbur në një paraqitje të madhe”, ka shtuar trajneri i londinezëve.

“Në një finale nuk ka një mundësi të dytë. Kështu që mund të jetë një mundësi unike. Kjo sfidë është një dhuratë e madhe që i kemi bërë vetes. Shpresojmë ta nderojmë me një paraqitje në lartësinë e duhur”.

Related posts

KUPAT E EUROPËS/ Tirana kundër tabusë 8-vjeçare. Kur frymëzimi vjen nga… Dinamo Tbilisi

Delo.autor

Penallti më të çmendur nuk keni parë

Sadik.Autor

RENDITJA/ Partizani dhe Skënderbeu vazhdojnë “luftën” për titull, Tirana shikon fundin e klasifikimit

Isa.Autor

Leave a Comment