Futboll Premier League Sport

DOLI NË MBËSHTETJE TË PALESTINËS/ Futbollisti bëhet “mollë sherri” midis Arsenalit dhe sponsorëve. Reagon klubi

Një postim i futbollistit të Arsenalit, Mohamed Elneni mbi luftën midis Palestinës dhe Izraelit ka sjellë në tension midis sponsorëve dhe klubit anglez.

Elneni postoi në “Twitter” një foto me flamurin e Palestinës dhe me mesazhin “Zemra dhe shpirti im në mbështetje të Palestinës”. Ky postim ka bërë që sponsori “Lavazza Group” të ankohet tek drejtuesit e Arsenalit duke kërkuar laicitet dhe transparencë me lojtarët e klubit pasi mesazhet e tyre kanë jo pak ndikim.

Gjithsesi klubi anglez nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka postuar një deklaratë në rrjetet sociale duke u shprehur se po bisedojnë me lojtarin dhe liria e tyre për tu shprehur është parim për klubin.

Related posts

Nis takimi në ‘Roza Haxhiu’, Skënderbeu kundër Lushnjës për të shuar kritikat

Sadik.Autor

GOL DHE PERFORMANCË POZITIVE/ Muriqi në formacionin e javës në La Liga

F.autor

VIDEO/ Reali në avantazh ndaj La Corunas, Bale shënon SUPERGOL

Q.Autor

Leave a Comment