Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ “Shkodranët” nuk dorëzohen për titullin, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Luhet duke filluar nga ora 17:00, ndeshja mes Vllaznisë dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 34-t në Kategorinë Superiore.

Vllaznia nuk dorëzohet për titullin kampion, ndonëse janë 5 pikë larg Teutës kryesuese dhe për këtë arsye do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në ndeshjen e sotme.

Nga ana tjetër, Kastrioti luan sot një ndeshje të rëndësishme për mbijetesën, duke qenë se pikët përballë njërit prej ekipeve që synon pjesën e sipërme të tabelës, do të kishin vlerë edhe morale dhe motivimi për futbollistët. Megjithatë, ky 90-minutësh nuk është shpresa e vetme e skuadrës krutane, e cila në ndeshjen e ardhshme, ka një finale me rivalin direkt për mbijetesën, Bylisin.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të krkojn ë të dalin me kokën lart, nga “Loro Boriçi”.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Vllaznia vjen me dy mungesa të rëndësishme si ajo e Krymit për shkak dëmtimi dhe Adili për kartonë, ndërsa te Kastrioti rikthehet nga minuta e parë Devid.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogovic; Gurishta, Imami, Shehi, Isaevski; Jonuzi, Marku, Da Silva, Imeri, Hoxhaj, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdaric.

KASTRIOTI: Hidi; Deliaj, Çela, Shkalla, Prodani; Husein, Okebugu, Moraes; Devid, Bardhi, Rezi. Trajner: Ramadan Ndreu.

Related posts

HUMBJA TURPËRUESE/ Ronaldo “bullizon” shokun e skuadrës, tronditet Manchester United

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Asi” që ndryshon ndeshjet, fantazisti Bajrami ka zgjedhur të luajë për…

Delo.autor

NJË PILOT I JASHTËZAKONSHËM NË FORMULA 1/ Kimi Raikonen rrëfen: 16 ditë i dehur? Ishte diçka…

Delo.autor

Leave a Comment