Futboll Seria A Sport

PRESIDENTI I TORINOS OFENDOI SULMUESIN E LAZIO-s/ Përgjigjet Igli Tare: Immobile është një Mbret që…

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka dalë në mbrojtjet te sulmuesit Çiro Imobile pas debateve të këtij të fundit me presidentin e Torinos në përfundim të ndeshjes që të dyja skuadrat luajtën pak ditë më parë.

Tare foli për mikrofonat e “Adnkronos” duke u shprehur se Imobile është futbollist kokulur dhe punëtor dhe njeri serioz jashtë fushës së futbollit.

“Çiro nuk është vetëm sulmuesi i Lacios. Ai arriti në majë të futbollit, në heshtje. Sot, 150 golat që ai ka shënuar me fanellën tonë flasin shumë për punën e madhe që ka bërë.

Ai është ‘Mbreti Çiro’ për njerëzit, për ne që punojmë së bashku çdo ditë, Imobile është një mbret i përulur i cili punon si shembull për të tjerët, një njeri që sakrifikon veten dhe që e do klubin tonë, shokët e tij të skuadrës, tifozët e tij dhe familjen e tij të shkëlqyer.

Për klubin, është një burim krenarie që e kemi atë në dhomën e zhveshjes, një njeri i vërtetë që është bërë një pikë referimi në familjen bardhekaltër dhe një simbol për njerëzit e Lacios, duke i dhënë shpirt fanellës sonë brenda dhe jashtë fushës, besnik dhe profesional”, e mbylli fjalën e tij Igli Tare.

Kjo përgjigje e Tares vjen pas akuzave të Imobiles se presidenti i Torinos e kishte fyer në tunelin e dhomave të zhveshjes madje duke e akuzuar se ka zbritur në fushën e lojës I infektuar me Covid-19 në ndeshjen e parë të sezonit midis dy skuadrave.

Related posts

2 GOLA NË 44 NDESHJE/ Mesfushori Bakayoko kërkon rikthimin përsëri tek Milan. Ja prapaskenat…

Delo.autor

Matic tallet me Lukaku në “Instagram”…

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Laçi-Teuta. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment