Futboll Seria A Sport

PËRPLASJA NË GJYSMËFINALEN E COPPA ITALIA/ I tregoi gishtin e mesit Agnelli-t, zbulohet dënimi për Antonio Conten

Pas përplasjeve në distancë që ndodhën gjatë gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë në “Allianz Stadium”, më 9 shkurt 2021, kur Antonio Konte u kap nga telekamerat, teksa pati një debat verbal me Andrea Anjelin, të cilit i tregoi edhe gishtin e mesit, jo vetëm pas pjesës së parë, por edhe në fund të takimit, dje Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për trajnerin e Interit.

Më saktësisht, ka qenë një kërkesë e vetë klubit zikaltër në emër të teknikut të tyre për një pakt formal, për të shmangur një skualifikim për sezonin e ardhshëm, ndonëse nga ana tjetër, as presidenti i Juves nuk e kishte denoncuar faktin. Dhe, si përfundim, e gjithë çështja e “gishtit të mesit” është mbyllur me 2000 euro gjobë që Antonio Konte duhet të paguajë.

Related posts

Bardhi objektiv i dy gjigantëve europian

Sadik.Autor

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Ish-lideri i Juventusit: Ja favoritët krysorë ndaj holandezëve

Delo.autor

SONDAZHI/ Zbuloni se cila është skuadra më e urryer në Premier League…

Isa.Autor

Leave a Comment