Futboll Sport

E PAPARASHIKUESHME/ Me mesfushorin në portë dhe pa stol rezervash, River Plate merr fitoren e madhe (VIDEO)

Ishte me të vërtetë e paparashikueshme ajo që i ka ndodhur skuadrës së njohur argjentinase, River Plejt. Këta të fundit kanë konfirmuar 25 raste me Koronavirus në skuadër, të cilët janë karantinuar.

Megjithatë personat që dolën negativë nga skuadra, ishin të dertuar të dilnin në fushë ditën e sotme dhe kështu ndodhi.

Mëngjesin e sotëm, skuadra luajti ndaj Santa Fe, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve. Për shkak të mungesave të shumta, në portë u aktivizua mesfushori Peres, ndërsa në stolin e rezervave nuk kishte asnjë lojtar, për shkak të infektimeve.

Pavarësisht situatës së krijuar, skuadra e River Plejtit ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1, duke marrë kështu një fitore të veçantë, e cila do të mbetet gjatë në mendjet e të gjithëve, për shkak të rrethanave të krijuara.

Related posts

BUFFON TRADHËTON JUVEN/ Ndihem më i ri dhe i motivuar se kur luaja për “ZONJE VJETËR”

Isa.Autor

MERKATO PËR CHAMPIONS/ Milani dhe Roma po mendojnë shkëmbimin e sulmuesve

Delo.autor

Wenger zbulon ofertat pas largimit nga Arsenal

Sadik.Autor

Leave a Comment