Futboll Kategoria Superiore Sport

NJË SITUATË E PËRSËRITUR E KËTIJ SEZONI/ “Grevë” te Kukësi, lojtarët nuk dalin në stërvitje sepse…

E paralajmëroi “Panorama Sport” ditën e shtunë dhe ashtu ndodhi, lojtarët e Kukësit nuk dalin në stërvitje me skuadrën.

Shkak për këtë janë bërë rrogat e pa marra prej disa muajsh. Gazeta mëson se lojtarët kanë pritur të shlyen ditën e sotme deri në 14:30, por pasi kjo nuk ka ndodhur, kanë vendosur të gjithë unanimisht të mos dalin në stërvitje.

Një situatë e përsëritur te Kukësi i këtij sezoni, me futbollistët që janë të pakënaqur për shkak të mosmarrjes në kohën e duhur të pagave. Madje, mësohet se një ditë para sfidës ndaj korçarëve, ditën e enjte, ka pasur edhe lojtarë që nuk kanë dashur të udhëtojnë fare për të luajtur ndaj Skënderbeut.

Kujtojmë se Kukësi e luan ndeshjen e fundit të kampionatit me Kastriotin ditën e mërkurë në stadiumin “Air Albania”.

Related posts

UNITED FORCON SULMIN/ Jose Mourinho përgatit 110 milionë euro për yllin e Serisë A

Isa.Autor

Mayweather: Isha unë ai që e bëra McGregor të pasur!

Sadik.Autor

U dënua për përdhunimin e shqiptares, Robinho do të vijojë të luajë

Q.Autor

Leave a Comment