Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ MILAN-IT/ U aktivizua për 90 minuta, ja vlerësimi i mediave italiane për Gjimshitin…

Dilema në vlerësimin e Berat Gjimshitit nga mediat italiane.

Nota e tij vërtitet mes 5.5 dhe 6 për shkak se shqiptari nuk shkëlqeu si zakonisht me Atalatën e tij.

Sipas “Sportmediaset”, 28-vjeçari i lindur në Zyrih meritoi notën 5.5 me motivimin:

“Ndër më të freskëtit në ekip, pasi në finalen e Kupës nuk ishte titullar, por energjitë e tij nuk i shfrytëzon si duhet. Goditja me kokë mund të kishte ndryshuar rrjedhën e garës”.

Për “tuttomercatoweb” gjysmë note më tepër. “Teksa Toloi dhe Romero bëjnë garë se kush shkakton më shumë faulle, Gjimshit duket i vetmi që i ka idetë e qarta. Në anët e tij Atalanta nuk vuan fare”, shkruante portali i njohur italian.

Related posts

Pothuajse e sigurt! Mascherano largohet nga Barça, gati marrëveshja me kinezët

Q.Autor

Arsyet përse Liverpool ka sulmin më të mirë të Champions

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ BAYERN MUNICH PËR CHAMPIONS/ Trajneri Pochettino mer lajmin e keq, humbet yllin e ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment