Futboll Seria A Sport

STRAKOSHA DREJT LARGIMIT NGA LAZIO/ Pritet të ndryshojë skuadër në verë, portieri i Kombëtares pranë kalimit tek…

Thomas Strakosha është drejt largimit nga skuadra e Lacios. Humbja e postit të titullarit padrejtësisht e ka shtyrë portierin që të mos pranojë të ulet për rinovimin e kontratës me bardhekaltrit, e cila i përfundon në fund të sezonit 2021- 2022.

Së fundmi, mediat italiane kanë bërë me dije se emri i portierit shqiptar ka përfunduar edhe në skedarët e Interit. Zikaltrit mund të vihen në kërkim të një pasuesi për Handanoviçin, në rast se Radu do të kërkojë largimin nga zikaltrit në përfundim të këtij sezoni.

Emri i portierit kuqezi shihet dhe ndiqet me shumë interes brenda dhe jashtë Italisë, ndaj mbetet për t’u parë se cili prej ekipeve apo kampionateve do ta bindë për të vijuar karrierën e tij.

Related posts

ANDRE SILVA “ABONOHET” ME GOLIN/ Ylli portugez ndëshkon Wolfsburg me një goditje nga… (VIDEO)

Delo.autor

KISHTE FRIKË MOS “HANTE DRU”/ Portieri humbet momentin e lindjes së binjakeve sepse ishte në ndeshje (FOTO)

Delo.autor

LA ZVICRËN PËR KOSOVËN/ Hajdari tregon arsyen: Zgjedhje zemre!

F.autor

Leave a Comment