Futboll Sport

NJË RIKTHIM DHE SHUMË TALENTE/ Anglia publikon listën e lojtarëve për Kampionatin Europian, ja yjet që mungojnë…

Kombëtarja e Anglisë ka publikuar ditën e sotme listën provizore të futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e “3 Luanëve”  në Kampionatin Europian.

Tekniku Garet Sauthgejt ka menduar ta bazojë skuadrën e tij tek talentet e shumtë që ka Anglia, ndërkohë ka rikthyer ekip mbrojtësin anësor të Liverpulit, Trent Aleksandër Arnold, i cili mungoi në ndeshjen eliminatore për shkak dëmtimi.

Në listë nuk mungojnë yje si Harri Kejn, Rashford, Xhon Stons, Stërling, dhe talente si Bellingam, Griund, Maunt dhe Deklan Rajs, ndërkohë mbrojtësi i Totenhamit, Erik Dajër dhe mesfushori Dele Ali nuk janë grumbulluar pas një sezoni negativ me “spërsat”.

Related posts

Sergio Busquets tregon nëse Messi do të transferohet në Premierligë

Q.Autor

STRAKOSHA MAHNIT ITALIANËT/ Pritja e tij ndaj Milanit bëhet “hit” në internet (VIDEO)

Isa.Autor

Futbollisti i Kroacisë nuk trembet nga Argjentina dhe Messi/ Beson te mrekullia ndaj bardhekaltërve

Sadik.Autor

Leave a Comment