Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DY SFIDAT MIQËSORE TË QERSHORIT/ Trajneri Reja ftesë në Kombëtare portierit të skuadrës së…

Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore me Uellsin dhe Republikën Çeke më 5 dhe 8 qershor dhe sot trajneri i Kombëtares, në një konferencë që do të zhvillohet në Durrës, do të shpallë edhe listën e lojtarëve të grumbulluar.

Për këtë grumbullim, ku priten shumë eksperimente dhe lojtarë që do të testohen, gazeta ka mësuar rikthimin e Bekim Balajt mes kuqezinjve.

Sulmuesi që përfundoi aventurën në Austri me Shturm Gracin, pritet të jetë mes kuqezinjve në këto dy ndeshje. Gjithashtu, risi në këtë listë do të jetë edhe portieri i Laçit, Alen Sherri.

Teksa Shqipëria e ka të siguruar portën për të ardhmen me dyshen Strakosha-Berisha, trajneri kërkon të plotësojë organikën me emra si Selmani dhe një risi si Sherri.

Related posts

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Reja teston rreshtimin 3-5-2 kundër Bjellorusisë, surprizë në krahun e majtë

Delo.autor

POLEMIKAT PËR KALIMIN TEK INTER/ Rivaldo: Nëse Messi do të largohet nga Barça, ja dy alternativat

Delo.autor

“MJAFT MË!” Sarri ka marrë vendimin e vështirë: Po heq dorë nga…

Delo.autor

Leave a Comment