Champions League Futboll Sport

“DUHEJ TË KISHA REAGUAR…”/ “Sir” Ferguson pranon gabimin me Messin në finalen e Champions-it 2011

Sir Alex Ferguson pranon se ka bërë disa gabime serioze gjatë fiinales së Ligës së Kampionëve më 2011, kundër Barcelonës. Në një intervistë të udhëhequr nga ish-futbollisti i Manchester United, Gary Neville, trajneri i njohur skocez vuri në dukje si një nga problemet kryesore markimin e Lionel Messit.

Ferguson beson se duhej të kishte dhënë urdhra të tjera për të neutralizuar yllin argjentinas: Unë duhej të kisha reaguar të paktën gjatë lojës, duke i vënë Ji-Sung Park markues individual Messit. Ishte një gabim, e kuptova për dhjetë minuta pjesën e dytë”.

Me barazimin 1-1 u mbyll pjesa e parë, falë golave të Pedro dhe Rooney. Trajneri skocez pranon se në atë kohë nuk mendonte mjaft në aspektin mbrojtës: “Unë këshillova ndryshime në pushimin 15 minutësh, por pasi ndeshja rifilloi, katalanasit do ta interpretonin në një mënyrë tjetër”. Leo Messi do të përfundonte duke zgjidhur ndeshjen në favor të Blaugrana-ve me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës.

Megjithatë, Ferguson është i bindur se, nëse do të kishte bërë disa ndryshime taktike, mund të merrte rezultat krejt tjetër: “Ne mund të kishim avantazhe, nëse do të ngarkoja Ji-Sung Park të mbulonte kudo Messin. Madje, mendoj se do të kishim fituar”. Përfundimisht, finalja u “vulos” nga një gol i David Villa, me rezultatin 3-1.

Related posts

FAZA PËRGATITORE NË SERIE A/ Verona mbyll testin e parë, shënon mbrojtësi shqiptar

Delo.autor

QENKA ROMANTIK/ Guardiola siç nuk e keni parë ndonjëherë, shikoni kërcimin “e çmendur” me…(VIDEO)

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Gega: Nuk do doja të vinte kurrë kjo situatë, ndjej…

Delo.autor

Leave a Comment