Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Milan nuk bën kompromis, portieri Donnarumma largohet nga “Kuqezinjtë”

Nuk ka më dyshime, Donaruma do të largohet nga skuadra e Milanit.

Lajmin e bëri të ditur vetë drejtori teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili në një intervistë për kanalin “Twitch Milan”, i dha lamtumirën Donarumës duke i uruar fat në vazhdim.

“Unë mendoj se duhet të falënderojmë të gjithë lojtarët që kanë bërë një sezon të pabesueshëm. Xhixhi ka qenë një udhëheqës dhe shpesh një kapiten.

Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh një profesionist, i cili duhet të jetë i gatshëm të ndryshojë fanellën. Është e vështirë të pranohet dhe është gjithnjë më e vështirë të bësh karrierë.

Duhet të kemi respekt për ata që i kanë dhënë aq shumë Milanit, të cilëve nuk u ka munguar kurrë respekti për ne. Rrugët janë të ndara, unë i uroj më të mirën”.

Related posts

Kina do të bllokojë Inter-in edhe në 2018-ën

Q.Autor

LIVE/ Luftëtari-Partizani, skuadra e Mihajloviç e mbyll pjesën e parë në avantazh

Delo.autor

SUPERIORE U-17/ Spektakël në çerekfinale, mësoni dy çiftet gjysmëfinaliste

Delo.autor

Leave a Comment