Futboll Sport

E KËRKON BAYERNI/ Talenti francez ka kërkesa për transferimin

Eduardo Kamavinga është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë sezon. Talenti 18- vjeçar që luan për Ren në Ligën e Parë franceze është në radarin e shumë klubeve të mëdha mes tyre edhe nga Bajerni i Mynihut.

Mesfushori qendror thuhet se ka kontaktuar me Hasan Salihamixhiçin para disa javësh dhe ka folur për një kalim të tijin në Mynih. Por, mediat gjermane bëjnë të ditur se lojtari ka kërkuar një garanci nga drejtori sportiv i klubit më të titulluar në Gjermani. Kamavinga dëshiron të marrë një garanci për të qenë pjesë e formacionit fillestar, por me Goreckën dhe Kimishin që luajnë në mesfushë mbeten të paprekur.

Përveç kësaj, lojtari kërkon një rrogë të lartë që për momentin Bajerni nuk mund t’ia ofrojë. Në garë për lojtarin janë edhe skuadrat e Mançester Sitit, Milanit dhe Parisit, por Bajerni mbetet favorit, pasi dëshira e lojtarit është të luajë për kampionët e Gjermanisë. Salihamixhiç pritet të ketë një takim të dytë me lojtarin për të biseduar më hollësisht mbi kushtet e kontratës.

Related posts

ZYRTARE/ Mesfushori i Chelsea kthehet në Serinë A, do të luajë për Napolin

Delo.autor

ZGJON INTERESIN E SHUMË KLUBEVE/ Goli ndaj Tottenhamit, ja sa shkon eurovlera e talentit holandez

Delo.autor

Pacquiao fton Mayweather në revansh: MMA nuk është sport për ty

Sadik.Autor

Leave a Comment