Futboll Seria A Sport

NJË HAP LARG TRANSFERIMIT/ Një “like” tradhton Donarumma-n. Mësohet e ardhmja e portierit (FOTO)

Një nga javët e nxehta në futbollin italian, me afrime dhe largime të shumta, disa ndër to lamtumira. Vetëm pak orë pasi u bë e kryer ulja në stol e Alegrit tek skuadra e Juventusit, nga kampi bardhezi vjen një lajm tjetër, Donaruma është vetëm disa detaje larg të qenit portieri i ri i “Zonjës së Vjetër”.n

Ky konfirmim ka ardhur dhe në rrjetet sociale ku Donaruma ka pqlëyër një postim të ekspertit të merkatos Di Marzio mbi ardhjen në krye të Juves të teknikut Alegri. Gjithashtu ishte vet 22 vjeçari i cili postoi një foto me futbollistin e Juventusit, Frederiko Berndardeski në shtëpinë e këtij të fundit.

Juvja mendohet se i ka vendosur në pjatë Donarumës 10 milion euro në sezon, dhe tani pritet të zgjidhet ngërçi me portierin Shjezni i cili fiton 7 milionë euro në sezon. Në ditët e ardhshme pritet vetëm zyrtarizimi i afrimit të Donarumës, të cilin tifozët milanistë kanë filluar ta quajnë si “tradhtari”.

Related posts

Kuarteti që Inter po përgatitet të ketë gati në verë

Sadik.Autor

Barcelona mbyll tre blerje këtë javë, do të shpenzojë 200 milionë Euro

Sadik.Autor

EURO 2020/ Teemu Pukki si CR7, Finlanda nuk njeh kufij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment