Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Juventus-it merr drejtimin e skuadrës italiane

Tashmë është zyrtare, ish-futbollisti Enzo Mareska do të marrë drejtimin e skuadrës së Parmës sezonin tjetër.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi emilian duke afruar në stolin e skuadrës një trajner të ri me ide të freskëta. Mareska ka pasur një karrierë të gjatë në Itali ku ka luajtur dhe për Juventusin në vitet 2000-2004.

Ndërkohë si trajner, Mareska ka punuar asisent në Spanjë tek skuadra e Sevijës dhe kohët e fundit drejtonte ekipin e 23 vjeçarëve të Mançester Sitit. Ish-futbollistin e pret një punë e gjatë pasi Parma këtë sezon ra në Serinë B dhe vitin tjetër do të kërkojë rikthimin në elitë.

Related posts

Milan-Arsenal, formacionet zyrtare. Ja skema e Gatussos dhe Wengerit

Q.Autor

Isco shënon super-gol, nuk feston kundër ish skuadrës së tij

Sadik.Autor

“ZGJIDHNI GOLIN MË TË BUKUR”/ UEFA i bën jehonë supergolit të Asanit

F.autor

Leave a Comment