Futboll La Liga Sport

LËSHON DEKLARATË TË ASHPËR/ Presidenti i La Liga-s: Champions mund të vazhdojë edhe pa Juventus, Real dhe Barcelona

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka sulmuar ashpër Juventus, Real Madrid dhe Barcelona në lidhje me Super League.

“Jam i mendimit se Champions League është gati të mos ketë Real Madrid, Barcellona e Juventus. Champions ka vazhduar të jetojë edhe pa Manchester United për pesë vite. Milan është përjashtuar nga kompeticionet europiane, por turneu ka vazhduar përpara”, ka thënë Tebas.

“Nuk janë të domosdoshëm në Europë. Natyrisht, do të donim që të luanin, por faktet janë të qarta dhe UEFA duhet të veprojë. Ne si Liga nuk do të mbrojmë asnjë skuadër spanjolle që mund të ndëshkohet”, ka përfunduar numri një i La Liga-s.

Related posts

KUALIFIKUESET E KUPËS SË BOTËS 2026/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli – Shqipëri

F.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Fluturon Immobile dhe realizon një super gol “alla Ronaldo” ndaj Napolit (VIDEO)

Delo.autor

I paparashikueshëm/ Trajneri italian refuzon kombëtaren për një klub anglez

Sadik.Autor

Leave a Comment