Futboll Seria A Sport

LAMTUMIRA E PARATICI-T/ Juventus gati të largojë edhe Ronaldon, CR7 lëshon tjetër mesazh… në kohën e shkuar

Pas Paratiçit, të gjithë në Torino janë të bindur se largimi i ardhshëm do të jetë ai i Kristiano Ronaldos.

Portugezi, i cili sapo ka bërë edhe një tjetër investim të madh të radhës, duke blerë një kat të plotë në Lisbonë, me vlerë 7.3 milionë euro, duket gjithmonë e më larg Juventusit, duke qenë se dje me postimin e radhës dhe me fjalët e përdorura në kohën e shkuar, duket se e ka mbyllur epokën bardhezi.

“Çdo gol që kam shënuar në karrierë ka qenë si rezultat i grupit. Gjithmonë! Prandaj, jam krenar që isha i pari në historinë e Juventusit që shënova më shpejt se kushdo tjetër 100 gola në Serinë A, me këtë fanellë fantastike mbi shpatulla, por në të njëjtën kohë jam krenar që për të 11-tin sezon shënoj të paktën 40 gola.

Dhe nuk ka përfunduar ende. Nga nesër (sot) nis një aventurë e re me Portugalinë dhe ne do të japim çdo gjë që kemi brenda vetes. Prandaj, forca, kemi një titull të madh për të mbrojtur”, shkruante Ronaldo.

Related posts

SPECIALE/ Dënimi i Skënderbeut gëzon pamasë Kukësin, Partizanin dhe Tiranën

Sadik.Autor

Çudirat nuk kanë fund/ U transferua te Liverpooli, lojtari nuk ka numër fanelle

Isa.Autor

FANTASTIK FERIT KETA/ Luftëtari shqiptar shpallet kampion bote në kikboks

Delo.autor

Leave a Comment