Sport Të tjera

I JASHTËZAKONSHËM/ Sprinteri 17-vjeçar thyen rekordin e Usain Bolt të vendosur 18 vite më parë (VIDEO)

Adoleshenti amerikan Erriyon Knighton (17) vendosi rekord zyrtar në garën e 200 metra në kategorinë e kadetëve (U-18), i cili deri më tani ishte mbajtur nga Usain Bolt, një legjendë e sprintit.

Knighton i bëri 200 metra për 20 sekonda dhe 11 të qindtat në një event të organizuar në Jacksonville të hënën në mbrëmje.

Me një kohë prej 20.11 (+1.6 m / s), Knighton përmirësoi pak rekordin e Bolt prej 20.13 të vendosur në korrik 2003, një muaj para se të festonte ditëlindjen e tij të 17-të.

Image

Talenti amerikan mban rekordin në 100 metra me një kohë prej 10.16 dhe në 400 metra – 47.48.

Interesante, Knighton as nuk kishte lindur kur Bolt vendosi rekordin, pasi ai lindi në janar 2004.

Related posts

KALON TESTIN NË MIQËSORE/ Pirlo e nis me fitore aventurën si trajner i Juventus

Delo.autor

NDESHJA NDAJ LIVERPOOL/ Lampard paqe me Klopp: Gjakrat nxehen, nuk e humbas respektin

Delo.autor

Kukësi pa “frena”, kërkon t’i rrëmbejë mesfushorin Skënderbeut

Sadik.Autor

Leave a Comment