Futboll Shqipëri Sport

E ARDHMJA E MBROJTËSIT TË KOMBËTARE NË DILEMË/ Në Spanjë kërkojnë shërbimet e Elseid Hysajt, ja klubi që interesohet…

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj me shumë mundësi nuk do ta vazhdojë karrierën e tij futbollistike tek Napoli teksa disa skuadra janë vënë në ndjekje te shkodranit.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkruar ditën e sotme se skuadra e La Liga-s, Real Betis është vënë pas Hysajt duke e parë si alternativë të parë për krahun e djathtë.

Braziliani Emerson Rojal që luan aktualisht te Betis në rolin e mbrojtësit ka zyrtarizuar kthimin e tij tek Barcelona e cila ka në pronësi kartonin e 22 vjeçarit.

Për këtë arsye Betis po kërkon një lojtarë me eksperiencë në atë krah dhe Hysaj ka profilin e duhur nisur dhe nga fakti që shkodrani do të transferohej me parametra zero në rast kalimi tek skuadra spanjolle.

Mbetet për tu parë ende e ardhmja e mbrojtësit kuqezi pasi 3 skuadra të tjera janë ne garë për Hysajn, Fiorentina e Gatuzos, Lacio e Igli Tares dhe Benfika në Portugali.

Related posts

Dështoi te Partizani/ Iuliano hedh akuza të rënda: Në Shqipëri të gjithë vënë baste

Q.Autor

PREMTIMI I MESSIT PËR CHAMPIONS LEAGUE/ Suarez e mbështet

Delo.autor

SPAL – INTER/ Formacionet: Zikaltrit duan fitoren e katërt radhazi në transfertë

Isa.Autor

Leave a Comment