Futboll Sport

FISHEKZJARRE DHE KËNGË/ Tifozët mbushin rrugët e Shkodrës. Shikoni çfarë ndodhi pas fitimit të Kupës (VIDEO)

Vllaznia ia doli të fitojë Kupën e Shqipërisë ditën e djeshme, teksa mposhti në finale Skënderbeun minimalisht.

Gëzimi i tifozëve shkodranë në përfundim të finales ka qenë legjitim dhe i gjithë stadiumin “Air Albania” ishte në pushtetin e tyre. Madje, kishte edhe ata, mbështetës të brezit të ri që thonin: “Më në fund e pashë edhe unë një Kupë të Vllaznisë.”

Në çdo pjesë të stadiumit edhe në parking, kishte festë. Kryebashkiakja Ademi ka qenë ndër më të lakmuarit për të pranishmit, të cilët bënë foto me të parën e qytetit të tyre. Festa ka vijuar edhe në rrugën e kryeqytetit për t’u zhvendosur më vonë në qytetin ku Vllaznia konsiderohet “dashni”, Shkodër.

Festa në Shkodër ka qenë e madhe, ku numër i madh tifozësh kanë dalë në rrugët e qytetit për të pritur autobusin e skuadrës. Flakadanë dhe fishekzjarrë, por edhe këngë të shumta, ishin të pranishme deri në orët e para të mëngjesit.

Related posts

PARTIZANI NË KOLAPS/ 6 goditjet që i “zhytën” të kuqtë

F.autor

Bayern Munchen synon të thyejë rekordin dhjetëvjeçar të Werder Bremen

Sadik.Autor

Kupa e Botës/ Nuk ndalet Belgjika shënon edhe golin e dytë ndaj Panamas

Sadik.Autor

Leave a Comment