Futboll Seria A Sport

MERKATO E “ÇMENDUR” E VERËS/ Klubi i Premier League nuk i ndahet Lukakut, gati 100 milionë euro për Inter-in

Nëse disa muaj më parë Mançester Siti kërkonte Romelu Lukakun, duke marrë megjithatë si përgjigje një “jo” nga sulmuesi, prej pak kohësh Interin po e tremb edhe Çelsi. I freskët nga fitorja e Ligës së Kampioneve, trajneri i bluve, Tomas Tuhel, po mendon që tani për sezonin e ardhshëm.

Dhe po e bën me stil, me shumë emra në listë. Së pari, ai i Erling Halandit, sulmuesit të Borusias së Dortmundit që i pëlqen gjysmës së Europës. Megjithatë, ndodhet edhe emri i Lukakut, i cili prej pak kohësh festoi titullin e parë me fanellën e Interit. Sipas tabloidëve britanikë, klubi londinez është gati të ofrojë një çek prej 103 milionë eurosh. Para që do të ndihmonin arkat e “Suning”-ut, por që do t’u hiqnin zikaltërve udhëheqësin, i aftë të shënojë deri tani 61 gola në 92 ndeshje me fanellën e Interit.

Ndër të tjera do të ishte një rikthim, pasi pikërisht te Çelsi nisi karriera në Premier Ligë e Romelut. Në Londër zbarkoi në vitin 2011 pas transferimit nga Anderlehti, për të luajtur më pas me Uest Bromuiçin, Evertonin dhe Mançester Junajtidin. U largua nga Anglia për t’u transferuar në Itali në verën e vitit 2019 dhe arriti një vend të dytë, një finale të Ligës së Europës dhe një titull kampion të Serisë A me Interin.

Related posts

E BUJSHME/ Liverpool “hedh grepin” në Spanjë, gati “ti rrëmbejë” Barcelonës yllin e saj

F.autor

E BUJSHME/ Arsenal do të marrë sulmuesin e Barcelonës, por me një kusht…

Isa.Autor

KËRKOI KUSHTE/ Federata e Egjiptit KËRCËNON SALAH: Vetë jeton jashtë, por NËNA jote…

Isa.Autor

Leave a Comment