Futboll Kategoria Superiore Sport

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NDAJ VLLAZNISË/ Mbrojtësi Zguro: Kam luajtur me gjilpërë… (FOTO)

Skënderbeu nuk mundi të triumfojë përballë Vllaznisë në finalen e Kupës së Shqipërisë mbrëmjen e djeshme në “Air Albania”. Teksa ekipi korçar ishte në disavantazh që nga minuta e 39-të pas një goli të shënuar nga Da Silva, në të 86-ën mbrojtësi i juglindorëve Vangjel Zguro doli me të kuq pas një ndërhyrje të gabuar nga pas ndaj Gurishtës.

Kështu Skënderbeu do ta mbyllte sfidën me dhjetë lojtarë në “Air Albania”. Megjithatë, pas ndeshjes mbrojtësi 28-vjeçar u ka kërkuar falje tifozëve të Skënderbeut me anë të një postimi në rrjetet sociale. Zguro thekson se edhe pse me ishte i dëmtuar, luajti për të mbështetur Skënderbeun por në fund nuk ia doli të fitonte Kupën.

“I uroj suksese Vllaznisë. I kërkoj falje të gjithë tifozëve korçarë. Është pse isha i dëmtuar, kam luajtur me gjilpërë, por nuk ja arrita qëllimit. Nuk ishte ndeshje e mirë për mua personalisht dhe për gjithë ekipin. Kemi mundësi më shumë si ekip, por sot (dje) nuk ishte dita jonë. Vazhdojmë me kokën lart, ne jemi Skënderbeu”, shkruan Zguro.

Related posts

Pesë ligat e mëdha të Europës, njihuni me top-formacionet e sezonit

Sadik.Autor

NË ITALI E BËJNË TË KRYER/ CONTE trajneri i ri i MILANIT, Leonardo ka nisur kontaktet

Isa.Autor

Arsenal shënon gol ndaj West Hamit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment