Futboll

Raiola: Donnarumma duhet të shkojë te një klub i madh

Raiola dëshiron ta largojë me çdo kusht Gianluigi Donnarumman nga Milani.
Mino Raiola, agjenti i portierit të talentuar, Gianluigi Donnarumma, dëshiron ta largojë me çdo kusht italianin nga Milani, raporton Radio Kiss Kiss Napoli.

Ai tha se Gigi mund të bëhet më i miri në botë vetëm duke marrë vendime të duhura në karrierë, fillimisht duhet të largohet nga Milani.

“Ai nuk është ende portieri më i mirë në botë”, tha Raiola për Radio Kiss Kiss Napoli. “Do të bëhet nëse e merr vendimin e duhur në karrierë. Ai duhet të shkoj te një top klub vitin e ardhshëm, tashmë e kam thënë këtë. Kjo është ideja ime”.

Kjo nuk është hera e parë që Raiola thotë diçka të tillë, ai këtë javë se më e mira për Donnarumman është që të largohet nga Milani, këtë e bëri në një intervistë për RAI, që do të publikohet e tëra në mbrëmje. /Gazeta Express/

Related posts

STËRVITJA TEK LEVANTE/ Armando Sadiku lë pas relax-in dhe rikthehet me… (FOTO)

Delo.autor

Zurichu i dy shqiptarëve fiton Kupën e Zvicrës

Sadik.Autor

Alban Bushi: Kundër Sllovakisë opsioni i vetëm fitorja, nga Manaj pres më shumë

Sadik.Autor

Leave a Comment