Gossip

KËRKON TË RIKTHEHET ME GREZDËN? Ja veprimi i fundit i Oriola Marashit që ngriti dyshime (VIDEO)

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda, një ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it, duket se nuk po jetojnë momentet më të bukura.

Pak ditë më parë u vu re fakti se dyshja nuk ndiqej më në rrjete sociale, pavarësisht se modelja nuk i kishte fshirë postimet e realizuara gjatë 2020-ës, kur të dy u fejuan në muajin qershor.

Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës që i kaluan bashkë në shtëpinë e 25-vjeçarit.

Mirëpo, postimi i Oriolës në Instastory ka ngritur dyshime se modeles i mungon Erosi dhe se ajo e do akoma.

Ajo ka realizuar një video në makinë, ku në sfond dëgjohet kënga e re e Dhurata Dorës në bashkëpunim me Gims, e titulluar “Only You”.

Por vetë modelja ka veçuar një pjesë nga teksti i këngës: “Prapë të du”, duke i bërë ndjekësit të besojnë se Oriola kërkon të rikthehet sërish me futbollistin.

 

Related posts

ËSHTË E DASHURA E MARCO ASENSIO-S/ Bukuroshja seksi lë pa “frymë” ndjekësit e saj në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

“UNË PO LUFTOJ PËR JETË”/ Nëna e Ronaldos përsëri me kancer

Delo.autor

U AKUZUA PËR DHUNË NGA ISH-E DASHURA/ Reagon tenisti Zverev: Gjithçka është një mashtrim dhe…

Delo.autor

Leave a Comment