Futboll Gossip Sport

“SARRI ISHTE I JASHTËZAKONSHËM”/ Rrëfehet mësuesja e famshme e Anglishtes: Ishte shumë kureshtar dhe i…

Quhet Simoneta Italiano, por si profesion është mësuese anglishteje për italianët që punojnë në Londër. Mes studentëve ka pasur disa nga emrat më të njohur mes trajnerëve italianë.

Që nga Kapelo e deri te Sarri, duke kaluar nga Ançeloti, të gjithë kanë ndierë ankthin e vlerësimeve të saj. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, 50-vjeçarja ka rrëfyer disa nga aspektet më pikante të punës së saj me personazhet e njohura nga Itali.

NXËNËSI MË I RI – Aron Ramsej. Ia kam bërë të qartë se në Itali “faleminderit” dhe “më falni” nuk duhet përdorur shpesh siç ndodh me anglishten. Është një djalosh shumë i hapur mendërisht dhe ka dëshirë të mësojë shpejt.

FABIO KAPELO – “Trajneri i parë i rëndësishëm me të cilin kam punuar. I ati ka qenë mësues dhe kjo dallohet nga mënyra se si i vlerësonte fjalët dhe rregullat e mia. Kërkonte të kuptonte mirë foljet dhe çdo detaj gramatikor”.

FRANCO BALDINI (DREJTOR I ROMËS) – “Ai synonte shumë gjuhën e folur. Ka një inteligjencë brilante, të kupton menjëherë dhe dukej shumë i prirë për gjuhët e huaja”.

KARLO ANÇELOTI – “Një tjetër nxënës i zoti, përveç se një njeri bujar. Shpesh paraqitej në mësim me sallam”.

VALTER MAXARRI – “Gazetat e cilësonin si të ‘kufizuar’ për të mësuar anglisht, por nuk ishte e vërtetë. E vunë në shënjestër që në fillim dhe ai krijoi një lloj bllokimi mendor. Në mësim ishte i zoti dhe i përballonte mirë bisedat. Me gjuhët e huaja nuk është e lehtë. Nëse krijon komplekse që në fillim, është e vështirë t’i tejkalosh”.

MAURIZIO SARRI – “I jashtëzakonshëm, përthithte menjëherë çdo risi dhe idiomë. Ishte shumë kureshtar dhe i hapur për të mësuar”.

NXËNËSI MË I MIRË – “Mbase Zapakosta i Çelsit. Edhe Borielo nuk ishte keq, përkundrazi ishte një djalë shumë i zgjuar.

SIMPATI – “Një ditë ndodhesha mes Kapelon dhe Vengerin në një event. Ata po flisnin për mënyrën se si Kristiano Ronaldo e rrotulliste këmbën kur godiste. Që nga ajo kohë është portugezi ai që ndjek me më shumë vëmendje”.

 

Related posts

Sinan Idrizi: Jetë të gjatë mbretit, njësoj si të dënojnë dritat e kuqe të Amsterdamit!

Sadik.Autor

RREZIKON EUROPA LEAGUE/ Napoli e pëson në fund, Parma fiton ndeshjen e penalltive

Delo.autor

GJITHNJË MË PRANË MILANIT/ Fabregas: Gjithmonë tentoj të bëj më të mirën, në këtë sezon…

Isa.Autor

Leave a Comment