Futboll Sport

NGA RONALDO TE DIBALA/ Alegri takim me Anjelin. Zbulohen lojtarët e Juventusit të ri

Trajneri i ri i Juventusit, Masimiliano Alegri rikthehet tek skuadra bardhezi për herë të dytë pas 5 sezoneve që kulmuan me triumfin e 5 titujve kampion dhe arritjen dy herë në finalen e Champions-it, por pa mundur ta fitojnë trofeun me “veshë të gjatë”. Tekniku livornez sot do të ketë takimin e parë me presidentin Andrea Anjeli nga ku sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” do të flasin për afrimet, konfirmimet dhe largimet në merkato.

ANJELI ALEGRI
Në modulin e preferuar të Alegrit, 4-2-3-1 në qendër të projektit do të jenë dy mbrojtësat, Xhorxho Kielini dhe Leonardo Bonuçi, ku kanë folur së bashku dhe kanë qetësuar çdo gjë pas atij sherri të ndodhur në dhomat e zhveshjes në finalen e Champions-it ndaj Realit të Madridit. Shezni është i preferuari i tij dhe për Donarumën ka frenuar çdo gjë. Në mesfushë pëlqehet ylli i Sasuolos që ka mahnitur me paraqitjet e tij dhe është objekt dëshirash për shumë klube europiane.

Gjithashtu Alegri dëshiron rikthimin e Miralem Pjaniç ku me afrimin tek katalanasit të Vajnaldum, boshnjaku nuk ka më vend në formacion dhe bardhezinjtë do të tentojnë ta marrin në formulën e huazimit. Në sulm e gjithë vëmendja shkon tek Kristiano Ronaldo ku ende nuk dihet e ardhmja e tij. Alegri do të kërkojë qëndrimin si lojtar i Juventusit për Alvaro Moratën i cili e ka patur si sulmues edhe në aventurën e parë si teknik i “Zonjës së Vjetër”.

Dibala është i preferuari i tij dhe livornezi do të bindë yllin argjentinas për të rinovuar kontratën e cila ka mbetur pezull prej muajsh tashmë.

Related posts

SHIFRAT E ISMAJLIT “JOSHIN” SERIE A/ Inter nuk i ndahet “murit” kuqezi, dërgon emisarë në “Tardini”

F.autor

Boksieri Ilir Latifi viziton për herë të parë Tiranën/ Zbulohet arsyeja…

Sadik.Autor

POLEMIKAT PËR BILETAT/ Zanetti tifozëve të Interit: Ju duam në stadium kundër Milanit

Delo.autor

Leave a Comment