Futboll La Liga Sport

“GUARDIOLA GJITHMONË KËRKON TË JETË PROTAGONIST”/ “Shpërthen” babai i Agueros: Nuk i besoj lotëve të tij

Largimi i Serxhio Agueros nga skuadra e Mançester Sitit shkaktoi bujë të madhe teksa në drejtim të Gaurdiolës vërshuan akuza të mëdha nga familjarët e sulmuesit argjentinas.

Pas vëllait të Agueros, kësaj radhe ka vendosur të flasë baba ii tij, Leonel El Kastijo, i cili u shpreh se nuk e beson Guardiolën kur qan dhe se spanjolli kërkon gjithmonë të bëjë rolin e protagonistit.

“Nuk i besoj lotëve të tij. Për mua, ai kurrë nuk e deshti Agueron. Guardiola gjithmonë dëshiron të jetë protagonist, dhe jo lojtarët e tij. Ka shumë zëra në lidhje me Guardiolën, ai është një trajner i shkëlqyeshëm, por nga një ditë në ditën tjetër forma e lojtarëve ndryshon dhe nuk e di nëse të jesh titulluar apo jo.

Është dikush që thotë nëse nuk je këtu për të qëndruar në klub dhe nuk ke zgjidhje tjetër përveç se të largohesh. Aguero rinovoi sa here i erdhi mundësia, por kësaj here nuk ju ofrua një gjë e tillë në një skuadër ku ishte idhull.

E ardhmja? Totenhemi, Arsenali dhe Çelsi shin të interesuar për të deri në momentin e fundit. Nëse nuk do të qëndronte në Angli atëherë do të shkonte drejt Italisë’’, e mbylli fjalën e tij babai i El Kun.

Related posts

DËMTIMI I NEYMAR NJË TJETËR PROBLEM/ Gishti i thyer nuk është shëruar plotësisht, ja sa do mungojë

Delo.autor

ZYRTARE/ Barcelona blindon të ardhmen me 50 milionë euro

Isa.Autor

Nga GUASKAT e Rios te SUSHI/ Njihuni me 8 sekretet e Kakasë së ri tek MILANI

Isa.Autor

Leave a Comment