Sport Të tjera

SKANDAL NË ROLAND GARROS/ Tenistja ruse Sizikova arrestohet për trukime ndeshjesh

Një skandal ka përfshirë botën e tenisit në Roland Garros, tenistja ruse Jana Sizikova është përfshirë në trukim të ndeshjeve në turneun e një viti më parë.

Tenistja ruse është arrestuar dje gjatë turneut Roland Garros në Francë me pretendimin e trukimit të ndeshjes së Andrea Mitu dhe Patricia Mari, ku vetë Sizikova ishte në dyshe me amerikanen Medison Brengle.

Ajo aktualisht përballet me akuzat për mashtrim sportiv dhe korrupsion për vendosjen e basteve të jashtëligjshme. Thuhet se Sizikova ndihmoi kundërshtaret për të truiumfuar duke humbur të gjithë topat e shërbimit dhe duke shkaktuar dy faulle të dyshimta nga tenistja ruse.

Related posts

REBIÇ SHPËTON MILAN/ Kroati shënon ndaj Breshas dhe i jep kuqezinjve një fitore të vuajtur

F.autor

E ARDHMJA E KILIANIT NË DILMË/ Vidal-Inter e kryer por futbollisti stërvitet tek Barcelona. Ja pse po vonon transferimi

Delo.autor

TITULLI ME 5 LËVIZJE/ Ja si ia dalin “demat” e Partizanit deri në fund…

Delo.autor

Leave a Comment