Futboll Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Italia shkëlqen me “POKER” në miqësoren ndaj Çekisë

Italia ka shkëlqyer mbrëmjen e sotme në miqësoren ndaj Çekisë, duke trimfuar me rezultatin 4-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Renato Dall’Ara”, të Bolonjës. Një test tepër pozitiv ky para Europianit, teksa skuadra e Mançinit bindi si në lojë ashtu dhe në rezultat.

Imobile hapi serinë e golave në minutën e 23-të, teksa në të 42-të, ishte radha e Barelës, që i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtësve kundërshtarë dyfishoi rezultatin. Të kaltërit realizuan edhe 2 herë të tjera në pjesën e dytë, me anë të Insinjes dhe Berardit. Kapiteni i Napolit, trefishoi shifrat në minutën e 66-të, ndërkohë që Berardi vulosi “pokerin” në të 73-tën.

Për sa i përket Europianit, Italia do e luajë sfidën e parë ndaj Turqisë më 11 qershor ora 21:00. Kjo përballe do të zhvillohet në Romë.

Related posts

DEKLARATA PËR NDESHJET E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Mourinho provokon: Këta dy skuadra do të eleminohen…

Delo.autor

”Thembra e Akilit” në futbollin shqiptar, FSHF del me deklaratë zyrtare

Sadik.Autor

Linda Morselli me adrenalinën e shpejtësisë, krah Alonsos në Barhein

Sadik.Autor

Leave a Comment