Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Vllaznia prezanton afrimin e parë, firmos me mbrojtësin 20-vjeçar

Vllaznia ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e parë në merkato, teksa ka prezantuar mbrojtësin Egzon Shimaj.

Ky i fundit luajti për dy sezone me Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë, ndërkohë që ditën e sotme ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Vllazninë. Shimaj rikthehet kështu te shkodranët, ku ka qene pjesë e ekipeve të moshave.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me futbollistin 20 vjeçar Egzon Shimaj. Ai është produkt i Akademisë Vllaznia ku është shpallur kampion me U-19 duke luajtur në kompeticionin europian të Uefa Youth League. Shimaj rikthehet tek Vllaznia pas një eksperience 2-vjeçare me Besën e Kavajës. Ndërkohë mbrojtësi shkodran ka qënë edhe pjesë sistematike e kombëtareve të moshave U-17, U-19, U-20 . Me këtë rikthim Vllaznia synon të adresojë një vëmendje të shtuar për të rinjtë shkodranë për t’ i dhënë besimin e duhur në arritjen e sukseseve të mëtejshme.

Related posts

“PO VJEN DINAMO QË DUAM”/ Presidenti Bardhi entuziast: Simoni është e ardhmja…

Delo.autor

Chelsea nisë sulmin për Alderweireld, Tottenham e zëvendëson me yllin e Ajax

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Presidenti i Serie A kundër të gjithëve: Nuk ka sens të rinisë kampionatin!

Delo.autor

Leave a Comment