Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Piloti Quartararo nuk ndalet as në Katalunja, “pole position” i pestë radhazi

Piloti francez i Yamaha, Fabio Quartararo, ka siguruar “pole position” sot pasdite në pistën e Katalunja (Barcelona-Spanjë). Ai dha kohën 1’38”853, duke treguar se motori japonez është më i shpejti këtë sezon. Ky është “pole” i pestë radhazi për Quartararo, kryesues i botërorit të MotoGP.

Në vendin e dytë u klasifikua motori Ducati i Jack Miller dhe pas tij u klasifikua francezi Johann Zarco, me Ducati Pramac, një treshe që do të jetë në vijën e parë të nisjes. Për herë të parë arrin të hyjë në grupin e më të mirëve edhe italiani Valentino Rossi me Yamaha Petronas, i 11-ti.

Related posts

U dëmtua në derbin ndaj Schalkes, Batshuayi mbyll sezonin

Sadik.Autor

Rusia me “dorë të hekurt”/ Organizatorët e Botërorit paralajmërojnë huliganët për ndëshkime

Sadik.Autor

Zëvendëspresidenti i Federatës do të investojë te Dinamo, gati ringritja e klubit

Sadik.Autor

Leave a Comment